Tentativë për të kultivuar kanabis, 4 të arrestuar, kryeplaku nën hetim

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, janë vënë në pranga katër persona, dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të një fshati.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke u arrestuar A. A., 41 vjeç dhe A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël të Krujës.

Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar kanabis sativa.

Në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, policia arrestoi në flagrancë edhe S.B., 26 vjeç dhe A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara kanabis sativa.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Ad