Krimet e Rënda kërkojnë sekuestrimin e pasurive të Balilit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria për Krime të Rënda i ka dërguar një kërkesë gjykatës, nëpërmjet së cilës kërkon sekuestrimin e pasurive të Klement Balilit, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit.

Klement Balili u vetëdorëzua në polici më 15 janar, nën ndërmjetësimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në fshatin Stjart të Delvinës, ndërkohë që nuk i ka pranuar akuzat, por pavarësisht kësaj organi i akuzës kërkon sekuestron e pasurive.

Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objektin e ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Gjithashtu edhe një truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës dhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 apartamente.

Prokuroria për Krime të Rënda thotë se në përfundim të hetimit të procedimi pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili, i cili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”; ka paraqitur kërkesën për konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

-Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

-Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

-Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

-Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 apartamente.

Zjarr Tv Ad