Tërhiqet kandidati për Kamzën në BD: S’jam mirë me shëndet

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm katër ditë pas regjistrimit në KQZ, Bindjes Demokratike të Astrit Patozit i ikën një tjetër kandidat për kryetar Bashkie.

Ylber Gjeta, kandidat për Bashkinë e Kamzës, ka paraqitur dorëheqjen nga gara në KQZ, duke e argumentuar me arsye shëndetësore.

Gjeta bëhet kandidati i katërt pas Salvador Kaçajt në Lezhë, Bledar Sinellës në Kavajë dhe Devi Hebibasit në Skrapar që kërkojnë tërheqjen nga gara.

Kaçajt nuk i është pranuar dorëheqja nga KQZ, ndërkohë rastin e Sinellës KQZ do ta referojë në Prokurori, pasi ka deklaruar se firma për regjistrim nuk është e tij.

Zjarr Tv Ad