Thaçi: Edhe 20 vite pas masakrës në Burgun e Dubravës askush nuk doli para drejtësisë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre në Burgun e Dubravës, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999.

Në një status në rrjetin social në Facebook, Thaçi, ka shkruar se edhe pas 20 viteve ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Para 20 viteve, në burgun e Dubravës filloi njëra nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë, e kryer nga forcat policore serbe për disa ditë me radhë. Vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999.

Në mesin e të burgosurve që pësuan në ditën e parë ishin edhe veprimtarët Enver Topalli dhe Abdullah Tahiri. Edhe pas 20 viteve, fatkeqësisht ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.

 

Zjarr Tv Ad