Thirrjet e PD-së së Kukësit, Saimir Korreshi: Pas tyre fshihet …

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar pas thirrjeve të përsëritura të Degës së Partisë Demokratike në Kukës, që në zgjedhjet e 24 shtatorit të dilet me një kandidat të përbashkët. Ai thotë se pas këtyre thirrjeve qëndron Lulzim Basha.

“Lulzim Basha (fshehur pas emrit “PD Dega Kukës”) paska riapeluar për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, BASHKIMIN e tyre me NJË kandidaturë të gjithëpranuar në zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Kukës.

Duke e vlerësuar për këtë qëndrim të ri dhe duke uruar të jetë i sinqertë (pa qenë nevoja të fshihet pas PD Dega Kukës), dua të kujtoj që ky ishte qëndrimi i shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar të PD për zgjedhjet e 14 Majit, të cilët me një strategji prej skuthi Lulzim Basha i shpalli armiqë, tradhëtarë, dhe të shitur”, shkruan ai.

Më tej, Korreshi thotë se ky reflektim nëse është i tillë duhet të pasohet dhe nga reflektime të tjera që i hapin rrugë bashkimit real të demokratëve. Ama sipas deputetit, ato duhet të shoqërohen edhe me ndjesë.

“Më mirë vonë se kurrë që paska arritur të kuptojë që nga konflikti përfiton vetëm Edi Rama. Lulzim Basha në fakt është një nga faktorët që sot konflikti vijon të jetë i ndezur, ndërkohë që aktet e tij përçarëse që vazhdojnë prej 2 viteve janë një dëm i madh për të ardhmen e PD”, vijon ai.

Saimir Korreshi thotë se edhe ish-kryeministri Sali Berisha që drejton një tjetër grupim të PD, nuk duhet të pengojë bashkëpunimin e çdo faktori opozitar.

“Sali Berisha nuk duhet të pengojë bashkëpunimin e çdo faktori opozitar dhe gjetjen e një rrugë që unifikon opozitën me një kandidat në Kukës. Ndryshe 14 Maj është një dëshmi e afërt dhe rezultati i 24 Shtatorit do ishte i paracaktuar. Tani nuk ka më kohë për ndasi, por është momenti vetëm për të treguar përgjegjshmëri në raport me interesin e demokratëve dhe qytetarëve të Kukësit që duan ndryshimin.”

Zjarr Tv Ad