Prapaskenat e koncesionit të sterilizimit/ Lala: Rrapaj udhëtoi me Beqajn dhe ish-zv.ministrin në Itali

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur prapaskenat e koncesionit të sterilizimit, i cili u fitua nga kompania “SaniService”, në të cilën aksioneri më i madh ishte biznesmeni Ilir Rrapaj me subjektin “Investital LLC”.

Lala denoncon në rrjetet sociale se Rrapaj ka udhëtuar në të njejtin avion me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dy muaj para se të ngrihej komisioni për dhënien e koncesionit të sterilizimit.

Konkretisht, shprehet gazetarja, Rrapaj, Beqaj dhe Rjepaj udhëtuan me linjën ajrore “Alitalia Rome” në datën 15 qershor 2014.

Një muaj pas këtij udhëtimi, biznesmeni regjistroi kompaninë “Investital LLC”, aksioneren më të madhe të kompanisë koncesionare dhe në 18 gusht 2014 u ngrit komisioni për koncersionin.

“Fap një udhëtim në Itali dhe fiton koncesionin e sterilizimit…

Rrapaj-Beqaj-Rjepaj

Ilir Rrapaj përfaqësuesi i subjektit “Investital LLC” dhe Umbro Staccini përfaqësues i subjektit Tecnosanimed SRL dhe U.Jet SRL, që krijuan kompaninë koncesionare Saniservice kanë njohje personale me të dyshuarin Klodian Rjepaj, zv.ministër i Shëndetësisë dhe z.Ilir Beqaj ministër i Shëndetësisë në kohën e përgatitjes dhe përfundimit të procedurës së koncesionit.

Njohja fillon prej muajit nëntor 2013, përpara procedurës së koncesionit. Kështu Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas me linjën Ajrore Alitalia Rome në datën 15 qershor 2014.

Në dokumentacionin për kapacitetin ligjor të Investital LLC rezulton se ky subjekt është regjistruar në datën 17 korrik 2014 në Prishtinë me kapital 1 mijë euro nga Ilir Rrapaj, vetëm një muaj pas udhëtimit së bashku me avion me shtetasit Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj.

Ilir Rrapaj krijon kompaninë Investital LLC pjesë e kompanive që hyri në garë për koncesionin me 40 për qind.

Kjo kompani është krijuar vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i ministrit të Shëndetësisë me datë 18 gusht 2014 për ngritjen e komisionit të dhënies se koncesionit. Kompania kishte vetëm një të punësuar, krijuesin e saj Ilir Rrapaj”, thekson Klodiana Lala.

Linku i postimit të Lalës:

https://www.facebook.com/klodiana.lala.7

Zjarr Tv Ad