“Topi është në këmbët e tua”/ Lutfi Dervishi shuplakë Prokurorisë: Situata nuk zgjidhet me një të rënë të lapsit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lutfi Dervishi, gjatë një prenoncimi për A2CNN, ka komentuar dhe analizuar vendim e Prokurorisë për ndalimin e publikimit të informacioneve sekrete të nxjerra nga hakerat, një ditë më parë.

Sipas analistit, ky nuk është veprimi I duhur pasi ky vendim nuk ndalon rrjedhjet, duke shtuar se është në inetersin publik që informacionetti marrin gazetarët dhe t’I përpunojnë dhe të informojnë publikun në mënyrën e duhur.

“Në kohën që po flasim mund të ketë matreiale të tjera që rrjedhin dhe të rroftë urdhri që ke dhënë për mediat, ndërkohë që këto të dhëna mund t’i marrë kushdo.

Ky vendim nuk ndalon rrjedhjet, nuk ka sens. Rrjedhjet vazhdojnë dhe njerëzit kanë askes. Madje është interes që t’i marrin dhe t’i përpunojnë gazetarët profesionistë që kuptojnë ça duhet dhënë dhe çfarë jo, se sa të jenë materiale që rrjedhin në ëhats app apo viber etj.

Do të jetë më mirë që këto të dhëna kanë gazetarët dhe të informojnë opinionin publik apo ti ketë gjithësecili dhe ti interpretojnë siç duan”, tha analisti.

Ndërsa i pyetur pse nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë, përveçse këtij urdhëri, analisti u shpreh se ky është një problem.

Sipas tij para se të marrë këtë vendim ndaj mediave duhet Prokuroria duhet të fillojë hetimin nga institucionet dhe të gjejë përgjegjësit e kësaj.

“Ky është problemi.Topi është në këmbët e tua dhe ti kërkon përgjegjësinë tek tjetri. Radha të fillojë tek institucionet tek përgjegjësit.

Mund të ndodhin gjëra të tmerrshme, mund të kthehet nga terrorizëm kibernetik në atë real. Situata nuk është kaq e lehtë dhe nuk zgjidhet me një të rënë të lapsit”, u shpreh analisti.

Zjarr Tv Ad