Deputeti Sula: “Të ndalim projektin e Kryeministrit për ta kthyer Shqipërinë në “Republikën e Pleqve”

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka lëshuar një deklaratë të fortë, ku shkruan se qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë qëllim kthimin e vendit në një ‘Republikë Pleqsh’.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social të “Facebook”, ai tha se plani është zbuluar nga vetë kryeministri në një intervistë të dhënë sot për median gjermane “DER SPIEGEL”.

Postimi i plotë:

“Të ndalim projektin e Kryeministrit për ta kthyer Shqipërinë në “Republikën e Pleqve”

Veç sulmit armiqsor kibernetik nga hakerat e Iranit që i dënoj me ashpërsi, ne si komb kemi edhe një emergjencë tjetër. Planin e kreut të qeverisë për ta kthyer Shqipërinë në Republikën e Pleqve. Planin e tij për ta shpopulluar vendin nga të rinjtë, nga truri dhe kategoria vitale e punës.

Ky nuk është aludim nga ana ime, apo e jona si opozitë. Këtë plan e ka shprehur në mënyrë indirekte edhe vet kryeministri Rama në një intervistë të dhënë së sot për median gjermane “DER SPIEGEL”. Ai është pyetur nëse mund të frenojë eksodin e madh të të rinjve drejt shtetit Gjerman. Ndërsa ai i përgjigjet duke ftuar pensionistët gjerman të vijnë të jetojnë në Shqipëri.

Në këto 9 vite qeverisje është bërë mëse e qartë politikën penalizuese të kreut të qeverisë ndaj të rinjve, atyre që e konsiderohen e ardhmja e vendit. Por këto politika nuk janë rastësore. Kjo qeveri e ka patur plan të mirëdetajuar largimin e të rinjve. Sepse truri i këtij populli nuk e përtyp propagandën e kësaj mazhorance ndaj nëse do të qëndrojnë këtu, përbëjnë një shqetësim për qeverinë dhe i rrezikojnë pushtetin kryeministrit dhe të klientëve të tij.

Pa rini, nuk ka zhvillim të vendit. Por kjo nuk është shqetësim për kryeministrin tonë dhe miqt e tij që duan të mbijetojnë vetëm në shpatullat e qytetarëve. Për këta nuk ka rëndësi zhvillimi i ekonomisë së lirë sepse përkundër qëndrimeve të BE duan të legalizojnë paratë e drogës dhe korrupsionit. Ndaj qysh në fillim kanë bërë të gjitha përpjekjet ndaj të rinjve që janë rrezik për pushtetine tyre dhe tani duan ta kthejnë Shqipërinë në një pronë private dhe ta keqpërdorin sipas interesit momental të tyre.

Këtë plan të dëmshëm për vendin tonë duhet ta ndalim,këtë plan mund ta ndali vetëm RINIA. Truri dhe e ardhmja e këtij vendi. Shqiperia është një vend i pasur me të rinj të zgjuar, me resurse natyrore por ka vetëm një fatkeqësi; qeverinë. Ndaj ata nuk duhet të largohen. Por të bëhen bashkë për ti kërkuar llogari kësaj mazhorance!”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad