Trashi rinovon kontratën me Partizanin

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trashi pjesë e të kuqve nga viti 2014, falë paraqitjeve dhe cilësive që ka shfaqur përgjatë gjithë eksperiencës me fanelën e kuqe , konsiderohet një prej lojtarëve më të spikatur të Partizanit dhe kampionatit tonë.

Klubi i kuq zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Lorenc Trashin. Lojtari 26 vjeçar dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re deri në vitin  2020, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, duke konkretizuar kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.

 

Zjarr Tv Ad