Tri raste ekstreme shoferësh të papërmbajtshëm janë konstatuar nga Policia Rrugore gjatë natës në rrugët interurbane Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Elbasan.
Njeri ishte një 19- vjeçar nga Tirana me 166 km/h; tjetri një 33- vjeçar nga Durrësi me 171 km/h dhe më në ekstrem, një 29- vjeçar nga Tirana me mbi dyfishin e shpejtësi: mbi 187km/h kur dhe fluksi ishte akoma me intensitet në segmentin Sauk – Teg.
Policia e Shtetit tha se ky guxim i tepruar apo papërgjegjshmëri ndaj jetës është i frikshëm për përdoruesit e rrugës, shpejtësi vrastare për jetën.
Pavarësisht kontrolleve të shtuara, sensibilizimit të bërë nëpërmjet publikimit të videove dhe apelit të përditshëm nga Policia Rrugore njoftoi se përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë. Mbrëmë u arrestuan në kushtet e flagrancës edhe 4 drejtues mjetesh të dehur.