Gazetari plas ”bombën”: Mjekët më thanë se halla më vdiq nga Covid, por ja çfarë zbuloi në të vërtetëë autopsia

0
270
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Vehbi Kajtazi ka akuzuar shtetin në Kosovë për vdèkjen e hallës së tij 73 vjeçare, ndërsa rrëfen edhe se si mjekët e kanë gënjyer.

Ai shkruan se tamponet që i janë bërë hallës së tij e kanë nxjerrë vazhdimisht negative ndaj COVID-it, por kur halla e tij ka ndërruar jetë mjekët i kanë thënë se ajo vdiq për shkak të koronavirusit.

Gazetari ka kërkuar që hallës së tij t’i bëhej autopsia, që ka treguar se ajo nuk ishte e infektuar. Ai akuzon shtetin se po i lë njerëzit të vdèsin si kafshët, pa u ofruar trajtimin mjekësor që duhet.

“Rasti i djeshem i raportuar ne media ka te beje me vdèkjen e halles sime. Mjeket Vazhdimisht  me kane thene se eshte negativ, deri diten e vdèkjes. Dje me thane se ka dale dy here pozitiv. Une kam insistu ti behet autopsia. Rezultati i sotem per Covid 19 del te jete negativ.

Ky rezultat deshmon se njerezit jane duke vdèkur sikurse kafshet, pa trajtim te duhur, pa ilaçe, me neglizhence. Halla ime mbase do te mbijetonte po te pranohej me kohe ne njeren prej klinikave te specilizuara. Por, ajo u la ne Mjekesi Sportive derisa ra ne koma.

Diten e transferimit nga Peja ne Prishtine per me shume se tri ore nuk eshte pranuar ne asnje klinike. Pas praninit ne mjekesi sportive, mjeku i me emrin Benjamin me ka lutur qe te bej çmos per ta transferuar ne Infektive apo Pulmologji. Tek pasi ka ra ne koma, tri dite me vone eshte transferuar ne Intensive, ku ka pasur kujdes te madh nga dr Naim Kuqi. Por, tashme ishte vone. Halles sime mbase nuk kemi mundur t’ia ndalim vdèkjen, por asaj i ka munguar kujdesi i duhur. Rezultati i sotem i Mjekesise Ligjore me detyron te dyshoj ne trajtim te duhur. Per kete arsye une, Vehbi Kajtazi, akuzoj shtetin per vdèkjen e saj!”, shkruan gazetari.

Zjarr Tv Ad