“Tronditet” futbolli, talenti italian ndahet nga jeta në moshën 15 vjeçare

0
5

Talenti i Maicol Lentini shuhet që në moshën 15 vjeçare.

Është ky lajmi i hidhur që na vjen nga Italia, me skuadrën e Interit që ka komunikuar ndarjen nga jeta të 15 vjeçarit, Maicol Lentini. Vdekja e tij ka tronditur botën e sportit, që merr një tjetër lajm të hidhur.

“Gjithkush në FC Internazionale Milano ndan pikëllimin mbi vdekjen e Maicol Lentini. Pronarët, drejtorët, sektori i të rinjve të Interit, ku Maicol ishte pjesë, ekipi dhe tifozët mbështesin familjen e tij në këtë ditë të dhimbjes së madhe”.-thuhet në një komunikatë të klubit zikaltër.

Lentini vuante nga një sëmudjen e radhë, të cilën e diagnostikoi vetëm në pak ditë përpara janarit 2017, ku edhe u largua nga fusha e blertë.