Tubi i Paulin Prekës dhe kulla 62 kate e Ramës

0
546
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Xhafka

Tashmë nuk ka shqiptar që nuk e ka mësuar se te lulishtja në krah të Operas do të ngrihet një kullë e madhe mbi 200 metër e lartë. E ndërsa firma te leja e ndërtimit është e Ramës dhe shtysa e Veliajt, komunikimi publik i qeverisë, ndihmuar dhe nga rripat e tij të transmisionit, po përpiqen të devijojnë të vërtetën ngaqë banorët e Tiranës janë shokuar, revoltuar e indinjuar.

Që të shmangin sadopak dëmin, pandehën se e gjetën vjegën. Ai që do ta ndërtojë qenka shok i Shkëlzen Berishës, simpatizant i Foltores, pra shkurt, fajin përherë na e ka Saliu!!!

Sigurisht që njerëzit nuk e kapërdinë fare këtë sajim të trashë e në atë çast thanë: “Mirë mo, mirë, po ai që vodhi lopën, a ka faj?!”

T’i shmangesh firmës sate me dredhira paburrërie më kujton një humor brilant të Paulin Prekës, bash kur qeveriste kjo parti e sotme, por në krye kishte etërit kriminelë.

Shkurt, skeçi tregonte një punonjës të një uzine, që me një tub alumini afro 2 metër të gjatë që e mbante nën sqetull po dilte nga dera e uzinës për të shkuar në shtëpi. Roja e ndal dhe e pyet:

– Ç’e ke këtë tub,o shok?

– Cilin tub?

– Këtë që e ke rehatu poshtë sqetullës,- e sqaron roja.

-Nuk kam tub,- këmbëngul punëtori.

Roja ia shkul nga krahu dhe ia nxjerr para syve.

– E sheh tani?

– Ua,ua,ua,- çuditet punëtori. – Ma paskan vënë tubin nën sqetull pa dijeninë time! Çfarë nuk ndodh me këtë kolektiv!

Njësoj sillet Rama me kullën, si skeçi i Paulin Prekës apo si humori tjetër kur gruaja kapi burrin mbi shitësen e bulmetit e ky shfajësohej: “O gru,nuk është ashtu siç duket!”

Kulla 62 kate dihet botërisht që lejen e mori nga Rama-Veliaj. T’i dalin zot se shprehja e lodhur “djalin, gruaja nuk e ka me mua, por e ka me babanë tim”, është e vjetër. Nuk pi më ujë. Duhen stile të reja.

Akoma me batutat e lodhura të filmave të Kinostudios do të komunikosh me njerëzit,o Edvin?!

Zjarr Tv Ad