U akuzua se kishte lidhje me krimin, Vangjush Dako padit Lulzim Bashën: Ky i paaftë e gënjeshtar, do përballet në gjyq

0
352
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ka vendosur se pas akuzave të PD-së dhe kreut të partisë, Lulzim Basha, Dako ka vendosur që ta ndjekë çështjen në Gjykatë.

Lajmin e bën të ditur vetë Dako në një reagim të ashpër në Facebook, ku mes fyerjesh e akuzash shkruan:

Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time.

Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra.

Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist.

Kam marrë vesh që ky karafil nuk shkon në gjyqet ku e çojnë njerëzit që i akuzon me shpifjet e tij ordinere!

Por vjen s’vjen në gjyq të perballet me modelin e shpifur politik që ai mishëron, unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit”.

Zjarr Tv Ad