U mbajt i fshehtë për shumë vite/ Zbulohet sekreti i madh i Hitlerit!

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas një studimi të ri të publikuar në Gjermani, dhe të bazuar në kartela mjekësore të vjetra, është konfirmuar lajmi, sipas të cilit udhëheqësi nazist Adolf Hitler kishte vetëm një tesikul. Çështja për te cilën debatohej prej vitesh, por më shumë në nivel legjendash urbane, duket se në këtë pikë është konfirmuar edhe shkencërisht.
Një historian gjerman, Peter Fleischman, ka gjetur në fakt kartelën mjekësore të hartuar në burgun e Landsbergut pas arrestimit të Hitlerit, në vijim të puçit të dështuar të vitit 1923. Mjeku i burgut, Joseph Steiner Brin shkruante se Hitleri vuante nga “kriptorokidizmi i djathtë”: praktikisht testikuli i djethtë nuk kishte zbritur asnjëherë në skrotum. Në dokument, ku Hitleri përshkruhet si “artist dhe kohët e fundit edhe shkrimtar”, për gjithë të tjerat përcaktohej “i fortë dhe në shëndet të mirë”.

Zbulimi bie ndesh megjithatë me një pjesë të “legjendës urbane” që ka qarkulluar në lidhje me shëndetin e Hitlerit. Shumë herë ishte shkruajtur në fakt, se Fyhreri i ardhshëm e kishte humbur testikulën gjatë betejës së Sommes, në Luftën e Parë Botërore.

Zjarr Tv Ad