U qëllua me plumb në gjoks, ky është shqiptari që u ekzekutua në Athinë, zbulohet e shkuara tij e errët!

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti është qëlluar me dy plumba në kokë mbrëmjen e së enjtes në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Atlantos 44 në lagjen Palio faliro, ndërsa autori i krimit është ende i paidentifikuar. Ai është larguar i maskuar me një motoçikletë.

60-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin Evangjelizmos në Athinë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Burime policore bëjnë me dije se viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar.

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 56-vjeçarit shqiptar Thimi Droboniku alias Thimi Prifti me plumb në gjoks, mbrëmjen e së enjtes në Paleo Faliro, Athinë.

56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej si i përfshirë në organizatë kriminale, trafik droge, trafik cigaresh dhe falsifikim. Gjithashtu dyshohet se të jetë përfshirë në grabitje me armë.

Autoritetet greke po hetojnë nëse ka lidhje mes atentatit ndaj shqiptarit dhe makinës që u gjet në fund të nëntorit në Paleo Faliro, brenda së cilës u zbulua një kallashnikov, granatë dhe shishe me benzinë.

Atentat apo grabitje? Gjurmët e gishtërinjve në makinën e vjedhur “tradhtojnë” shqiptarin në Greqi! Çfarë u gjet brenda mjetit të braktisur

Në fakt, brenda automjetit u gjetën gjurmë gishtash të një tjetër krimineli të njohur shqiptar.

Shqiptari ka qenë i përfshirë në grabitjen e bankomateve, ndërsa në të kaluarën është arrestuar dy herë, një herë në Patra dhe një herë në Athinë.

Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e 39-vjeçarit dhe nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

Vrasja e shqiptarit

56-vjeçari u vra rreth orës 21:00 të së enjtes (30 nëntor) teksa ndodhej në rrugën Atlantos.

Viktima kishte parkuar motorin e tij pak metra larg pallatit ku banonte dhe me kokoren në dorë ishte nisur drejt shkallëve të hyrjes për te apartamenti ku jetonte, kur iu bë atentat.

Banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë. Sipas hetimeve paraprake, kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar viktimën në gjoks.

56-vjeçari nga Berati u dërgua në spital, por nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Sipas fqinjëve ai ishte njeri i qetë dhe prej të paktën 5 vitesh jeton me familjen në një pallat në rrugën Atlantos.

Zjarr Tv Ad