Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi irlandez i rrokut U2 është më i paguari për vitin 2018. Është revista Forbes që e ka renditur në krye të listës, duke i atribuuar thuajse gjysmën e suksesit financiar turit botëror të mbajtur për të celebruar albumin “Joshua Tree” publikuar në 1987.

Sipas revistës, ky turne ndihmoi grupin të mbledhë 118 milionë dollarë fitime që nga data 1 Qershor 2017 deri më 1 Qershor 2018.

I dyti në listë ndërkohe është grupi britanik Coldplay me 115.5 milionë dollarë, të fituara kryesisht nga turneu i “A Head Full Of Dreams”.

Ed Sheeran ndërkohë ka fituar 110 milionë dollarë, duke zënë vendin e tretë, pasuar nga Bruno Mars me 100 milionë dollarë dhe Katy Perry me 83 milionë dollarë.

Zjarr Tv Ad