Sekretarja e Mardhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet lagjia Këneta në Durrës, ku ujërat e zeza kanë përmbytur oborret e banesave.
‘Nuk keni përse të shkoni deri në Venecia , këtë të fundit për mbi 20 vite vazhdojnë ta sjellin më pranë jush Dakot e Sakot’, shkruan Hysaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Situata sot në zonën e Kënetës vazhdon si gjithmonë me problematikën e përmbytjeve . Me e keqja është se ujrat e zeza po dalin nga pusetat në oborret e shtëpive të qytetarëve të Durrësit ndërkohë që pritet përkeqësim i rreshjeve.
Nuk keni përse të shkoni deri në Venecia , këtë të fundit për mbi 20 vite vazhdojnë ta sjellin më pranë jush Dakot e Sakot.
Pas Galasë së mbrëmshme uroj t’i ketë dalë pija kryeministrit dhe kryetares së bashkisë .
Durrësi i lënë në mëshire të fatit ende skanë dëmshpërblyer përmbytjet e 2018, dëmet e tërmetit të 2019 ,imagjino tani…
Qytetaret e Durrësit në mëshire të fatit edhe në 2022.