‘Ujërat e zeza përmbysin Durrësin’/ Hysaj: S’keni pse shkoni në Venecia, Dako e Sako e sjellin pranë jush

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretarja e Mardhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet lagjia Këneta në Durrës, ku ujërat e zeza kanë përmbytur oborret e banesave.

‘Nuk  keni përse të shkoni deri në Venecia , këtë të fundit  për mbi 20 vite vazhdojnë  ta sjellin më pranë jush Dakot e Sakot’, shkruan Hysaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Situata sot në zonën e  Kënetës vazhdon si gjithmonë me problematikën  e përmbytjeve . Me e keqja është se ujrat e zeza po dalin nga pusetat në oborret e shtëpive të qytetarëve  të Durrësit ndërkohë që pritet përkeqësim i rreshjeve.

Nuk keni përse të shkoni deri në Venecia , këtë të fundit  për mbi 20 vite vazhdojnë  ta sjellin më pranë jush Dakot e Sakot.

Pas Galasë  së mbrëmshme uroj t’i ketë dalë pija kryeministrit dhe kryetares së  bashkisë .

Durrësi  i lënë në mëshire  të fatit ende skanë dëmshpërblyer përmbytjet e 2018, dëmet e tërmetit të 2019 ,imagjino  tani…

Qytetaret e Durrësit  në mëshire të fatit edhe në 2022.

Zjarr Tv Ad