“Urojmë të jenë blogera!” Meço për sulmin në Gramsh: “Më shumë se memet, këtë herë duhen ekspertët të analizojnë pasojat dhe efektet anësore.”

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Sonila Meço

Urojmë të jenë blogera e aq! Urojmë të mëkëmben shpejt ushtarët tanë! Por ndonjëherë disa ngjarje, qofshin banale, keqkuptime, rastësore, të paqëllimta janë provë gjenerale e një ndodhie të ngjashme në të ardhmen, por vërtetë të rrezikshme. Më shumë se memet, këtë herë duhen ekspertët të analizojnë pasojat dhe efektet anësore të një situate ku protagonistët nuk do të ishin fotografë e aventurierë (megjithëse duhet të përfundojnë hetimet).

Realisht sa porta të hanit tonë janë të hapura e pa kontroll? Çfarë gjendje ka ushtria e mbrojtja, si në burime njerëzore e si në mjete? Se 2% e buxhetit shkon për mbrojtje. A mjafton anëtarësimi në NATO për t’u ndjerë të sigurt edhe ndaj përpjekjeve për spiunazh a akte terroriste? Tash që bota përjeton një luftë ku Ballkani është shkarpë e thatë për iskra konfliktesh a duhet marrë më seriozisht mbrojtja, siguria, hyrjet e daljet në kufij?

Se qofshin blogera këta që vërtiteshin tunelesh, bunkerësh, fabrikash e gërmadhash të Luftës së Ftohtë, por a na e thonë dot ekspertët se sa të lehtë a vështirë do ta kishin tre agjentë të vërtetë të bënin dëm në Shqipërinë e sotme? Këto para se të nisë sherri publik si mes gomarit e tigrit nëse bari është blu a i gjelbër. Në fund gjyqtari luan dënoi tigrin, jo sepse luani barin e shihte blu, por se nuk mund t’i toleronte një inteligjenti si tigri të bënte debat, të harxhonte kohën, nervat dhe energjinë e tij me një gomar zhurmëmadh për një argument aq të qartë e të dukshëm.

Zjarr Tv Ad