Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor këtë javë, ja data kur do të jetë në Tiranë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen  do të vizitojë Ballkanin Perëndimor këtë javë.

Në veçanti, sipas kryepërfaqësuesit të Komisionit, Erik Mamer, Von der Leyen do të ketë ndalesën e parë në Shkup pasditen e së mërkurës, ndërsa të enjten do udhëtojë drejt Prishtinës dhe Tiranës.

Të premten, ajo do të vizitojë Sarajevën dhe Beogradin, ndërsa misioni i saj do të përfundojë të shtunën në Podgoricë.

Mësohet se qëllimi i vizitës në rajon është të theksohet rëndësia që Komisioni Evropian kushton marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor dhe të shprehë solidaritetin e gatishmërinë për të bashkëpunuar me rajonin në sfidat e përbashkëta.

Ndërkohë në kryeqytetin shqiptar do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor.

Zjarr Tv Ad