“Vajte në Kenia kur nisi skandali i Bashkisë, mos të censuron Sandri?!”/ Fevziu i përgjigjet pyetjes “pikante” të Rakipit

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua edhe për aferat në Bashkinë e Tiranës dhe heshtjen e shumicës së mediave, të cilat kur bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliajn, censurojnë edhe lajmet.

Ylli Rakipi e pyeti Blendi Fevziun lidhur me këtë fenomen, përfshirë edhe median ku ai punon dhe emisionin e tij.

Fevziu tha se e kishte prerë biletën për të vajtur në Kenia që në shkurt dhe kjo nuk lidhet me skandalin në Bashki, që shpërtheu pikërisht në momentin kur ai u largua drejt Afrikës dhe nuk mund të bënte emisionin.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Grabitja e parave publike në Bashkinë e Tiranës u censurua nga shumica e medias. Përfshirë edhe televizionin tuaj. Nuk dua të të vë në pozitë, por kështu ka ndodhur me median.

Blendi Fevziu: Ma thanë këtë gjë, e kërkova dhe ma çuan linkun e lajmit që ishte dhënë.

Ylli Rakipi: Pjesa dërrmuese e mediave nuk flasin për Erion Veliajn. Televizionet bëjnë vetëm larje shpëlarje për Veliajn. Si ka mundësi që ky ka kaq shumë pushtet mbi median, më shumë se edhe vetë Rama? Tani ne jemi miq dhe i themi gjërat fare hapur. Edhe kur ndodhi kjo ngjarje, thanë iku Fevziu në Kenia se nuk e linte Sandri…

Blendi Fevziu: E kisha planifikuar që në 17 shkurt, sepse mund të njihej Kosova nga Kenia por u shty. Atë ditë do të merresha me këtë temë, por kisha Gazment Bardhin që do të bënte një denoncim të fortë, i cili nuk u transmetua në një pjesë të madhe të televizioneve.

Ylli Rakipi: Kam idenë që edhe ai denoncim u bë për të mbuluar këtë të Veliajt. Të jesh i sigurt që disa ngjarje janë hedhur me qëllim për të mbuluar Veliajn.

Blendi Fevziu: U mora të hënën, të enjten, etj. Emisionet tona, nuk dalim dot të mbajmë fjalime. Edhe të gjejmë njerëz që të flasin për këtë, nuk është shumë kollaj.

Ylli Rakipi: Fevzi, unë them se pronarët janë problemi.

Blendi Fevziu: Edhe pronarët kur ka gazetarë me një lloj peshe nuk i ndalojnë.

Ylli Rakipi: Bëjnë të gjithë përpjekjet.

Blendi Fevziu: Sot tentativa për të censuruar nuk mund të bëhet, sepse ka rrjete sociale. Tentativa për të monopolizuar informacionin është marrëzi. Nga ana tjetër, mediat online vendosin në vështirësi edhe televizionet.

Ylli Rakipi: Megjithatë, jemi duke folur për median kryesore të vendit, konkretisht për televizionet kryesore, të cilët janë një larje-shpëlarje, bythëlëpirje të Erion Veliajt, me qëllim dhe është shumë e dukshme.

Blendi Fevziu: Në përgjithësi media në Shqipëri është katastrofë. Në cilën kohë del ministri ecën në rrugë, flet dhe kjo jepet e gjitha në lajme?

Ylli Rakipi: Të fshehësh lajmin në këtë kohë, është turp dhe marrëzi e madhe. Ty Fevzi nuk të ndërhyn Sandri?

Blendi Fevziu: Sandri nuk merret fare drejtpërdrejt me televizionin. Sandri nuk më ka ndërhyrë sepse unë kam raporte të drejtpërdrejta me njerëzit. Ty të ndërhyn pronari?

Ylli Rakipi: Jo, por unë kam ikur nga disa televizione për këtë arsye.

Blendi Fevziu: Nëse unë do ta shoh që interesi i pronarit është në përplasje me interesin tim, do të largohem, por unë nuk kam patur ndërhyrje. Ti e di shumë mirë që mua nuk më ndërhyn, ndoshta mbrapa mund të ketë diskutime.

Ylli Rakipi: Rasti i Veliajt ishte shumë flagrant.

Blendi Fevziu: Unë kam një raport me Erion Veliajn, flas herë pas here. E di që Veliaj mua nuk më telefonon kurrë?

Ylli Rakipi: Fevzi nuk po ngre akuzë për ty, por po të them se pjesa dërrmuese e mediave janë të paguara.

Zjarr Tv Ad