Vangjel Dule: Jemi vendi me standartet e të ulta të respektimit të të drejtave të minoriteteve

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reguar pas thirrjes së Këshillit të Europës për regjistrimin e minoriteve.

Dule tha se ky është një realitet i hidhur në Shqipëri.

Ndërsa i kërkoi qeverisë të instituticionalizojë një dialog permanent mes strukturave shtetërore dhe qeveritare për plotësimin e kuadrit ligjor për të drejtat e minoriteteve.

Vangjel Dule: “Në shtetin tonë nuk respektohen në masën që i kërkohen të drejtat e pjestarëve të minoriteteve etnike. PBDNJ i drejtohet qeverisë por edhe klasës politike në vendin tonë se Shqipëria ka nevojë për instituticionalizimin e një dialogu permanent dhe të sinqertë midis strukturave shtetërore dhe qeveritare me qëllim që të plotësojë kuadrin ligjor, të amendojë dhe ta përmirësoj atë që të përputhet me standardet e respektueshme në juridiksionin e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Europian.

Të ngrihen të gjitha instrumentet e nevojshme në nivel lokal dhe qendror që do mundësojnë këtë dialog por edhe implementimin e legjislacionit. Duhet kultivuar ai vullnet politik, i cili në masë të konsiderueshme mbetet negativ ose inekzistenc në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve. Fatkeqësisht jemi vendi me standartet e të ulta të respektimit të drejtave të tyre.

Themeli i respektimit të të drejtave është njohja e të drejtës së vetdeklarimit. Ne jemi të gatshëm për të marrë iniciativat e duhura dhe të shtrijmë dorën për të gjithë ata aktorë dhe faktorë që interesohen për përmirësimin e standarteve te drejtave të pjestarëve të minoriteteve.

 

Zjarr Tv Ad