“Varet çfarë ‘zoçke’ do të kapësh”/Moderatorja i kthehet Skerdit: Pse e përdore atë term?

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka qenë në qendër tema e varësisë ndaj luksit të rremë.

E ftuar në emision, Fjorentina Halili është shprehur se sipas saj, meshkujt kanë konkurrencë që të zgjedhin femrën më të bukur apo atë që zhvishet më shumë.

Lidhur me këtë deklaratë, doktori Skerdi Faria ka përdorur termin “zoçka” për zgjedhjen e meshkujve ndaj femrave.

Nga ana tjetër, moderatorja Katerina Trungu me humor i ka thënë doktorit që pse e përdore këtë term pasi “do na kryqëzojnë në rrjet”.

Fjorentina Halili: Femrat kanë pak konkurrencë me njëra-tjetrën, më shumë se meshkujt. Kurse meshkujt kanë konkurrencë se kë të kapin më të bukurën, atë që është zhveshur më shumë. Ai që del në “Bllok” me një makinë të bukur, ai e kap të zhveshurën.

Doktor Skerdi Faria: Përsa i përket asaj që dëshiron të kapësh, varet se çfarë dëshiron “zoçke” do të kapësh në thonjëza sepse portalet ta marrin për tjetër gjë.

Katerina Trungu: Pse e përdor atë term doktor se do të na kryqëzojnë? (Qesh)

Genci Fuga: Doktori vetëm zoçka prodhon, kështu që jemi mirë.

Doktor Skerdi Faria: Nëse do të kapësh nënën e fëmijëve të tu, nuk nisesh thjesht nga pamja estetike dhe sa e zbuluar është, por nisesh nga vlerat. Unë nuk paragjykoj askënd që zhvishet më shumë apo më pak sepse kam njohur nëna që rrinë më minifunde dhe që janë nëna të mrekullueshme./tvklan.al

Zjarr Tv Ad