Aksident i rëndë/ Kamioni përplaset ‘kokë më kokë’ me autobusin, zbardhen detajet e frikshme

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj premteje në Maliq, ku një autobus me pasagjerë është përplasur me një kamion mallrash. Siç shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, aq sa autobusi është shkatërruar në pjesën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë, ambulanca dhe shërbimi Zjarrfikës. I vetmi i lënduar është shoferi i autobusit, pasi përplasja ka ndodhur në krahun e tij. Zjarrfikësit janë duke punuar për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Zjarr Tv Ad