Vasili: Drama e universiteteve shqiptare, më e dhimbshme se kurrë më parë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të pezulluar nga detyra rektorin e Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar edhe ish deputeti i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, të titulluar “U mbars mali polli një mi”, numri dy i LSI-së shkruan se, 8 kërkesat e studentëve gjatë protestës së tyre ishin të qarta, por kryeministri Rama zgjodhi të shkarkonte rektorin .

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

U mbars mali polli nje mi!!!

Tete Kerkesat e levizjes studentore ishin shume te qarta.

I degjuam te gjithe!!

Mizerjen universitare, qe nga konviktet ç’njerezore,auditoret e zhveshur,bibliotekat studentore te vobekta e studentet e neperkembur i pame te gjithe.

Ky ishte nje mal i madh me probleme te tmerrshme,qe presin zgjidhjen qe nuk ka ardhur dhe nga sot eshte me larg se kurre.

Por ne fund fare…u propozua shkarkimi i nje rektori nder rektoret e shumte te universiteteve ane e mbane vendit.

U mbars mali dhe polli nje mi !!

Drama e universiteteve shqiptare eshte me e dhimbshme se kurre sepse sot ajo eshte tallur keqas nga qeveria.

Kerkesat e studenteve jane aty si akuze,si deshmi dhe si prove e lojes se pandershme me universitetin dhe zhberjes se nje kauze vizionare te studenteve perballe vulgarizmit dhe mediokritetit feudal te qeverise dhe jo vetem……!!!!

 

Zjarr Tv Ad