Vasili: Shifrat e çmendura vulosën dështimin e Ramës, vetëm ndonjë i lënë nga mendja i beson kryeministrit

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se shifrat në rritje të koronavirusit vulosën dështimin skandaloz të Edi Ramës në menaxhimin e pandemisë.

Sipas Vasilit, gjithçka e publikuar në ditët e karantinës ishte një realitet i gënjeshtërt, produkt i një menaxhimi të dominuar nga maskarallëku politik.

Mesazhi i Vasilit:

Vuloset deshtimi spektakolar i Edi Rames ne manaxhimin e Pandemise!

Shifrat e perditshme te rasteve pozitive me coronavirus edhe me te larta se gjoja ne “pikun” e pandemise vulosin deshtimin skandaloz te Edi Rames.

Gjithshka u publikua ne ato dhjetra dite karantine ishin nje realitet i genjeshtert, produkt i nje menaxhimi te dominuar nga maskarelleku politik dhe antiprofesional.

Kete e provojne shifrat e çmendura dhe antikurba rilindase e pandemise.

Organizata Boterore e Shendetesise kerkoi testim testim testim per COVID- 19 ndersa Edi Rama nuk e beri.

Edi Rama Testimin e gjere per Pandemine e refuzoi dhe nuk e beri megjithese u kerkua boterisht, si mjeti i vetem qe zbardh te verteten e infektimit me Koronavirus.

Perse nuk e beri testimin e gjere per Pandemine Edi Rama??

Edi Rama nuk e beri testimin qe te fshihte te verteten per infektimin nga Coronavirusi.

Nuk e beri testimin qe te fshihte manaxhimin mizerabel, pa asnje logjike shkencore, abuziv dhe demsjelles per qytetaret.

Nuk e beri testimin se kerkoi te justifikonte kufizimet idiote dhe me skema antiepidemiologjike te levizjes se qytetareve,

Keto kufizime pa asnje logjike vetem krijuan grumbullim te qytetareve qe i rrezikoi ata ne vend qe ti mbronte dhe shkaterroi ekonomine e familjeve te tyre dhe ekonomine e vendit

Nuk e beri testimin per te fshehur te gjithe nenvleftesimin me arrogance, qe ai i beri Pandemise duke mos marre asnje mase parandaluese, duke mosblere teste, veshje mbrojtese,respiratore dhe duke mosperfshire mjekun e familjes.

Sot vetem ndonje i lene nga mendja mund te besoje më deklaratat dhe shifrat e turpshme te Edi Rames gjate muajve te karantines.

Rezultati ishte nje menaxhim zero nga Edi Rama i pandemise, qe nuk mbrojti as shendetin e qytetareve dhe rrënoi ekonomine e vendit.

Zjarr Tv Ad