Vdekja e Lear Kurtit në Komisariat/ Eksperti i kriminalistikës: Uroj mos jemi përpara një ngjarje ‘Rasha 2’. Do zbardhej ç’ka ndodhur nëse…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Komisariatin e Policisë numër 3 në Tiranë, ku vdiq 32-vjeçari Lear Kurti pas shoqërimin nga patrulla.

Sipas tij, ngjarjet do të mund të zbardheshin menjëherë nëse efektivëve nuk do t’u ishin hequr kamerat e trupit.

Reagimi i plotë i Ervin Karamuço

Çështja është në hetim dhe është ende herët të dalim në konkluzione, por ka disa gjëra që ne i kemi ngritur shpesh dhe policia nuk na ka dëgjuar. Asistenca dhe mbikqyrja psikilogjike dhe e shëndetit emocional të policëve të terrenit është shumë urgjente me qëllim që ata të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme sipas ligjit dhe procedurave standarde.

Ndihet emergjente rivendosja në funksion e minikamerave trupore operacionale të policisë së shtetit sepse do ndihmojnë shumë në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tilla. Nuk ka ende një informacion se pse janë hequr minikamerat.

Rregulli i artë për të cilët duhet bërë shumë punë trajnuese në vazhdim me policinë është që me prangosjen e personit mbaron forca e ligjshme e përshkallëzuar. Nga ai moment fillojnë të drejtat e njeriut.

Uroj mos jemi përpara një ngjarje Rasha 2

Zjarr Tv Ad