Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një deklaratë nga selia e partisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur një natë më parë ku i riu Lear Kurti ndërroi jetë në rrethana misterioze pasi u shoqërua në komisariat.
Blushi i bëri thirrje të rinjve të shprehin revoltën ndaj kësaj vrasje duke theksuar se ajo nuk do të jetë e fundit për sa kohë të jetë në pushtet Edi Rama. Ai shtoi se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duhet të japë menjëherë dorëheqjen.
“Ngjarja ka tronditur thellë mbarë opinionin publik. Bëjmë thirrje për zbardhjen sa më parë për rrethanat e vdekjes tragjike të të riut Lear Kurti.
Kjo ngjarje kaq tragjike nuk do të jetë e fundit sa kohë të jetë në pushtet Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e krimit. Të rinjtë të shprehim revoltën e tyre ndaj kësaj vrasje. Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, deklaroi Blushi.