Veliaj i përgjigjet Metës: Tirana ka ajrin më të pastër sot, në kohën tënde mbytej nga tymi i gëlqeres së Krujës

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili sot në mëngjes, pas intervistës së Veliajt në News24, postoi një foto ku pretendonte të Tiranës 1980 dhe asaj të 2021.

Pavarësisht se vërtetësia e fotos së postuar nga Meta është e dyshimtë, pasi qyteti në foto nuk duket si Tirana, Veliaj e ka thumbuar Metën duke i kujtuar kohën kur ishte Kryeministër. Veliaj thotë se fotoja e publikuar nga Meta nuk ka asnjë lidhje me Tiranën e vitit 2021, sepse aplikacioni i “il Meteo” e nxjerr ajrin e Tiranës sot shumë më të pastër.

“Të kesh nostalgji për Tiranën, kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! p.s. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtesë 2021 në foto!”, shkruan Veliaj.

Zjarr Tv Ad