Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vëllezër shqiptarë nga Kosova Leutrim dhe Idela Kuburja, janë kthyer në dy heronj pasi shpëtuan jetën e një 23 vjeçari afgan që po mbytej në një pishinë publike. Ngjarja ndodhi në Nojestadt të Austrisë, ku në sekondën e fundit dy djemtë shqiptarë u hodhën në pishinën e Akua Nova dhe shpëtuan 23-vjeçarin.

Në ato momente roja i pishinës ishte duke diskutuar me një vizitor, kur afgani u fut në pishinën sportive dhe pas pak minutash rrezikoi të mbytej. Një infermiere më pas ju erdhi në ndihmë dhe që të dy u përkujdesën deri në ardhjen e ambulancës.

Zjarr Tv Ad