Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqetësimet e shumta të qytetarëve të denoncuara në numrin 112 dhe rrezikshmëria e lartë për jetën që vijnë nga kapsollat apo mjetet piroteknike kanë vënë në lëvizje Policinë e Shtetit prej disa ditësh duke zhvilluar kontrolle të imtësishme në tregje dhe biznese që tregëtojnë këto lëndë plasëse të rrezikshme.

Vetëm gjatë orëve të fundit policia ka kontrolluar 1136 subjekte dhe tregje të shumicës duke sekuestruar 643  kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.  Policia e Shtetit në kuadër të këtij plani masash iu ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të  plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit. Policia u ka bërë thirrje dhe qytetarëve dhe prindërve që të mos lejojnë fëmijët të bien në kontakt me këto lëndë të rrezikshme.

Zjarr Tv Ad