Vetëvritet “live” një person: Video shokuese qarkullon gjithandej në aplikacionin TikTok

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aplikacioni kontravers TikTok po paralajmëron përdoruesit të kenë kujdes pasi një video me përmbajtje të rëndë po qarkullon prej së dielës.

Video tregon një burrë që vetëvritet para kameras. Ai e transmetoi momentin shokues drejtpërdrejt në Facebook. Por përdorues të ndryshëm po e shpërndajnë këtë video në aplikacionin TikTok.

Ekspertët e teknologjisë i bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kudjes te fëmijët, të cilët mund të traumatizohen nëse e shohin videon, pasi aplikacioni TikTok duket se e ka të pamundur ta bllokojë njëherë e mirë videon e rëndë.

Ky aplikacion përdoret nga qindra-miliona njerëz në mbarë botën, një pjesë e madhe e të cilëve janë minorenë.

“Video nis me një burrë me flokë të gjata dhe mjekër. Hiqeni menjëherë nëse e shihni”, paralajmëron dikush.

Zjarr Tv Ad