Video/ “Personalisht ti do lyesh shkallët nesër në 4:30”. Rama i përvishet Veliajt

0
327
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Unë dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.” me këto fjalë i është kthyer kryeministri Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj ndërsa akomodonin një prej familjeve që i është shkatërruar banesa në 26 Nëntor.Teksa ngjitej në shkallë Rama ka parë se muret ishin të shkarravitur dhe i ka dhënë ultimatum Veliajt që të merret personalisht me to.

Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.

Biseda në shtëpi

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok.

minuta 24:43

 

 

 

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë – Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen🙏Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja😢🙂Deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me: • 1 milionë lekē të reja në dorë• Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat😢• Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj😢• Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve😢• Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe😢Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut🙏https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 1. Dezember 2019

Zjarr Tv Ad