Video-skandali i Safet Gjicit/ Me kapele dhe çantë në fytyrë, ja momenti kur Alma mbërrin në GJKKO

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky është momenti kur Alma Kaçi del nga makina e Policisë për t’u futur në ambientet e brendshme të GJKKO-së për tu njohur me masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Siç shihet ajo është maskuar me një kapele për të mos u filmuar nga kamerat që janë të pranishme.

Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë. Pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, për Gjicin është rënduar akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

https://www.facebook.com/watch/?v=1276548826583520

 

Zjarr Tv Ad