Vjedhja në shtëpinë e ish-zyrtares së Kryeministrisë/ Shehi: Të dyja janë hajdute të rëndomta…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar vjedhjen e pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj ndaj zyrtares Alda Klosi.

Shehu u shpreh se kjo vjedhje nuk ishte e rëndomtë dhe se Klosi është seksere, teksa ka shtuar s enë lidhje me hetimin nuk është e domosdoshme që të kryhet nga SPAK-u pasi shteti ka 300 prokurorë të tjerë që mund të merren me këtë çështje dhe se kjo ngjarje është zëri i shtëpive të pushtetit.

Në lidhje me pyetjen se cila prej tyre është më fajtore, Shehi u shpreh se të dyja janë hajdute të rëndomta, por ne si qytetarë duhet të thyejmë zinxhirin korruptiv dhe kjo duhet bërë nga mediat, klasat politike dhe opinioni publik.

Pjesë nga biseda në studio:

Shehi: Normal që nuk është një vjedhje e rëndomtë. Nuk vidhet në këtë farë niveli. Kjo është sekserë e shefave. Kjo përfaqëson 10-15% të asaj që kanë marrë shefat. Për të mbledhur lekët normal që duhen sekserë se s’mund të venë zyrtarët derë më derë. Mund të jenë të inceneratorave. Për aq kohë sa nuk mbaron dot punë , duhet paguar.

Kush janë këto emigrantë që mbledhin 200 mijë euro, vetëm nëse xhaxhi merret me drogë. Këto janë përralla. Prokurorët s’kanë nevojë për SPAK. Policia të jetë më e vëmendshme. Kjo mund të merret pasi është pjesë e një grupi kriminal. Nëse SPAK merret me këtë, do i jepet mundësi për të mos bërë më punë. Kemi 300 prokurorë ne që marrin rroga. Të merren ata. Shteti e ka policinë. Inspektoriatët, ligjet dhe mund të kontrollojë sa të dojë. Të zgjedhim drejtësinë përmes SPAK-ut është e gabuar. Rama justifikuat duke thënë se përgjegjësisë është politika. Rama ka nja 10 drejtorë në burg. Kjo është drejtësia politike, që bëhet opinioni publik. Po qe se do i delegohet çdo gjë SPSAK-ut, nuk ka pse ndodh kështu.

Po ta heqësh nga konteksti i sotëm dhe ta fusësh në librat e komunizmit të shokut Enver, nuk ka asnjë ndryshim. Zoti Rama është ushqyesi kryesor i korrupsionit. Po vënë 10 vjet si kryeministër. Kanë ndodhur çuditë me të dhe ai nuk ka reaguar. Është kryeministri që thotë që po të blejë një apartamente do marrë një pasaportë.  Kjo ngjarje është rastësi, zëri i shtëpive të pushtetit.

Karapanço: kush ka më shumë faj, pastruesja apo zyrtarja?

Shehi: Pak rëndësi ka. Pastruesja është hajdute ordinere. Ndërsa ajo që i ka të padeklaruar, është dy herë më keq se pastruesja. Është ordinere dhe e korruptuar. Pastruesja nuk i ka bërë dëm publikes por privates, ndryshe nga zyrtarja. Pse i japin lekët asaj?  Se është bukuroshe? Jo mor, se i bën punët. Dhe të jesh i ndershëm të  bëjnë të tillë. Ju mendoni se ka budallenj që nuk i di këto punë? Kjo nëpunësja është hallka e fundit e korrupsionit. Kemi detyrë të thyejmë zinxhirin korroptiv. Duhet media, klasat politike dhe opinioni publik që duhet të ndihmojë. Do ftoja kolegët opozitarë të denoncojnë rastet. Edhe gjysmës së PS i vjen zor nga kjo çështje. Është groteske.

Ajo që vidhet në Shqipëri është e indeksuar që koeficienti i korrupsionit është 3%. Po ta masësh në 10 vitet e fundit i bie të jetë gati 100 miliard euro. Bëni krahasimin se sa para u janë marrë qytetarëve shqiptarë. Kjo e vetë bllokon sistemin ekonomik shqiptar, ndaj ikin dhe të rinjtë se atmosfera për të punuar është e tillë.

Zjarr Tv Ad