Vjen mesazhi i Ramës për opozitën: Së bashku mund…

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm që të dërgojë mesazhe nëpërmjet citimit të fjalëve të njerëzve të mëdhenj, që kanë lënë gjurmë me jetën dhe veprën e tyre në historinë e njerëzimit. Këtë herë ai përzgjedhur në `rubrikën` e tij të përditshme në Facebook `Fjalë të shenjta`një thënie të shenjtores shqiptare Nënë Tereza, e cila flet për bashkim.

“Unë mund të bëj gjëra që ju s’i bëni dot. Ju gjëra që unë s’i bëj dot. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha”, është ky mesazhi i Shën Terezës, të cilin Rama e përcjell si mesazh edhe të tij.

Kjo thirrje për `bashkim` vjen në një kohë, kur pas shumë kohësh opozita reale dhe mazhoranca janë ulur në një tryezë të përbashkët në kuadër të Reformës Zgjedhore, produkti përfundimtar i së cilës pritet të jetë gati në mes të muajit mars. Nga ana tjetër vendi është në një krizë shumë dimensionale, politike e ekonomike ndërkohë që shpreson që këtë pranverë t’i hapen negociatat me BE-në në samitin e pranverës në Zagreb.

Zjarr Tv Ad