Vjen paralajmërimi për ndryshimin e madh, nga Jozefina topalli…

0
2008
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jozefina Topalli, ka paralajmëruar një ndryshim të madh, pas 25 prillit. Topalli shprehet se; kjo date, do të shënojë jetën e qytetarëve edhe për një dekadë.

Postimi:

“25 Prilli do të shënojë jetën e qytetarëve edhe për një dekadë.

Vendimet që do marrim kësaj rradhe do përcaktojnë jetën e brezit të ri.

Nëse nuk keni punë, ngrijuni e votoni kundra kësaj qeverie dhe kësaj klase politike që nuk u kujdes për qytetarët e saj.

Nese jeni detyruar te mbyllni biznesin keni mundesi qe pas 26 Prillit te sillni nje tjeter perspektive per biznesin tuaj ne vaçanti dhe ate ne pergjithesi.

Nese nuk respektohet meritokracia dhe pensionet tuaja jane jo dinjitoze, keni mundesine qe te reagoni me voten tuaj te protestes.

Vendi yne ka nevoje per nje zhvillim ekonomik te qendrueshem e te fuqishem. Per kete duhen reforma strukturore, duhen ide inovative, duhet financuar zhvillimi i metejshem i teknologjise se informacionit, duhet bashkepunuar me partneret ne sfiden e ndryshimit te klimes duke u pergatitur per te zgjidhut edhe çeshtjen e permbytjeve.

Vendi ka nevoje per hapjen e vendeve te punës, ka nevoje per investime vendase dhe te huaja. Shqiperia ka nevoje per miremenaxhim te parase publike , per transparece dhe shtet ligjor. Shqiperia ka nevoje per shkolle cilesore dhe sherbim mjekesor te garantuar per te gjithe.

Qeveria bashke me tre kryetaret e Partive i qendrojnr larg interesit publik. Te provuar dhe te deshtuar ne te gjitha pozicionet qeveritare qendrore e lokale ata kane deshmuar eksperienca qe kane kaluar nga skandalet te panumerta ne te akuzuar per akte korruptive te njepasnjeshme. Qytetari nuk ka qene asnjehere fokusi i tyre.

Eshte pergjegjesia e tyre qe sot kemi pensionet me te ulta ne Europe.

Eshte pergjegjesia e tyre qe te rinjte duan te ikin mbasi i kane hequr cdo mundesi e perspektive per te ndertuar jeten ne vendin e tyre.

Eshte pergjegjesia e ketyre 3 personave qe intelektualet po ashtu po ikin.

Ngrijuni kunder 3 kryetareve te korruptuar dhe premtimeve te tyre boshe e qesharake.

Votoni kunder 3 genjeshtareve qe premtojne se do hani me luge ari, kur vendi perjeton nje krize shendetesore dhe ekonomike tej te veshtire.

Boll me genjeshtra! Boll me keqqeverisje! 

Levizja per ndryshim eshte e qarte.

Ajo ka nje plan real te bazuar ne 4 pika qendrore.

  • Marrja në kontroll e krizës shëndetësore
  • Mbajtja në jetë e ekonomisë dhe mbështetje për politikën monetare
  • Mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta dhe bizneset përmes granteve, kredive dhe lehtësimeve ndaj borxhit
  • Investim në infrastrukturën jeshile dhe dixhitale sapo pandemia të merret nën kontroll.

Largimi i Edi Rames, Ilirr Metes dhe Lulzim Bashes nuk eshte ndryshimi qe mendojmë, por eshte kushti dhe shansi per te ndertuar shpresen e ndryshimit.

Ka momente ne jete kur duhet te merren vendime te forta.

Ky është shansi yne per te t iu pergjigjur kesaj thirrje.

Ky është momenti. Kjo eshte koha per te larguar 3 shahistet, dhe per t’iu rikthyer punes, per te hapur dyert e mundesive per te rinjte; per te rimekembur vendin e per t’i treguar cinikeve, atyre qe dyshojne por edhe atyre qe thojne se nuk eshte e mundur largimi i tyre… se ata gabojne.

Shpresa e ndyshimit është vetem 70 dite larg!”, –  ka shkruar Jozefina Topalli.

 

Zjarr Tv Ad