Vrasja e Hekuran Billës, lihet në burg Adiola Lakra

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për Adiola Lakrën, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. 26-vjeçarja Adiola Lakra, u arrestua më 26 qershor nga policia si e përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës. Ajo është zbuluar nga kamerat e sigurisë të servisit ku kishte shkuar me një nga të akuzuarit si autor në ekzekutim. Bëhet fjalë për  Sebastian Malin me të cilin 26- vjeçarja është filmuar ditën e ngjarjes teska ndërronin makinën tip  smart të marrë me qera në Shkodër me një makinë tjetër. Dëshmia e punonjësit të servisit, që i riu kishte shkuar në servis së bashku me nje vajzë, ka bërë që policia dhe prokuroria të sekuestrojnë kamerat e sigurisë te servisit nga ku edhe është fiksuar 26 vjeçarja.

Njohja me Billen dhe takimi tek Komuna e Parisit –  Lakra ka deklaruar se jetonte më të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje marrdhënieje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri. Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Mësohet se ata takoheshin gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit aty dhe ku ndodhi atentati I 11 qershorit.

Zjarr Tv Ad