Xhaferaj dënon diversionin grek ndaj Shqipërisë: Mbrojmë interesat e vendit, pavarësisht ndasive politike

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj denoi ato që ai quajti “politika bizantine” ndaj Shqipërisë duke iu referuar diversionit të qeverisë greke mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Begaj duke bojtoktuar të parin dhe thirrur të dytin në një darkë që u mbajt mbrëmë mes liderëve të rajonit.

Xhaferaj shkruan se në rast se rreshtohet në krah të interesave të vendit në rastet kur bëhet fjalë për politika të tilla diversioni ndaj Shqipërisë, ndërsa thekson se në situate si kjo duhet lënë menjanë edhe ndasia politike.

Postimi i plotë i Xhaferajt:

Interesi kombëtar mbi interesat e politikës së ditës

Asnjëherë nuk kam reshtur së theksuari domosdoshmërinë që politika shqiptare të jetë e unifikuar kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare. Kjo, sidomos kur puna vien tek politikat problematike rajonale dhe përtej.

Pavarësisht ndarjeve të thella që kam me Kryeministrin Rama kur bëhet fjalë për mënyrën si qeveris vendin apo personalizimit të shtetit në emër të tij dhe shkallmimin që i ka bërë institucioneve, por nëse duhet të zgjedh mes provokacionit diversionist që ekspozon Athina dhe qëndrimit të qeverisë shqiptare, pa mëdyshje mbështes qëndrimin e Shqipërisë.

Nga Greqia do të prisnim më shumë mbështetje dhe frymëzim për të shkuar drejt modeleve Europiane dhe jo rikthim te stili bizantin i të bërit politikë.

Zjarr Tv Ad