Ylli Manjani: Rama është qelbur në pushtet, atij nuk i duhet Europa

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Pyetja është si ka mundësi që nxori gjithë atë helm kundër Europës?!

Sigurisht që e kuëton rëndësinë e fjalëve që lëshon. Nuk është as budalla e as gomar, si i pëlqen të hiqet.

Atëherë si ka mundësi?!

Ai me Brukselin e kishte mirë..!?

Është QELBUR NË PUSHTET. Kjo është arsyeja. Ai ndjehet i fortë, i pazëvendësueshëm, i bindur që do vdesë në pushtet.

Ai është i sigurtë që nuk ia merr njeri karriken. Është më shumë se “kolltukofag”. Është qelbur aty në pushtet. Jeton me erën e tij. As hapja e dritareve nuk lejohet… Ai jeton i blinduar në qelbjen e vet.

Atij nuk e duhet Europa, por pushteti që i kënaq ndjesinë e qelbjes.

Për fat të keq edhe mileti Europën e përdor për emigracion, ose për ta sharë “kurvë”. Dhe po ky milet ende pëlqen atë që është qelbur në pushtet.

Ndaj dhe Ai sillet ashtu siç sillet…

Ja kështu më del hesapi mua…

Zjarr Tv Ad