Zbardhet dëshmia e Jamarbër Malltezi

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili që prej mbrëmjes të së shtunës ndodhet në qeli, lidhur me çështjen e privatizimit të klubit “Partizani”, e ka quajtur arrestimin e tij si “sulm politik”.

Sipas gazetares Klodiana Lala mësohet se Malltezi pas arrestimit ka mohuar akuzat duke pretenduar se gjithçka është sulm politik ndaj tij, por edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sulmet janë politike, arrestimi im ishte paralajmëruar. Po e ktheni drejtësinë në formatin e gjyqeve publike”, mësohet të ketë thënë Malltezi në dëshminë e tij.

Ndër të tjera, gazetarja bën me dije se edhe biznesmeni Fatmir Bektashi ka mohuar akuzat. Kujtojmë se ndaj këtij të fundit SPAK ka caktuar masën “detyrim paraqitje”, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar territoret sportive për të ndërtuar dhe i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro duke duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

“Dy avokatët që e kanë kontaktuar në bllokun e sigurisë, ky i fundit ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se është sulm politikisht ndaj tij dhe zotit Berisha. Siç e ka cilësuar dhe vet Berisha. Edhe Bektash nuk i ka pranuar akuzat. Malltezi, thuhet në dosjen e SPAK, ka përfituar 5.6 mln euro. Qëndrimi i tij do të duhet të shihet, pasi ai nuk është pyetur më herët nga SPAK. Ky ishte një tjetër argument që përdori Berisha, se Malltezi nuk ishte marrë kurrë në pyetje nga SPAK. SPAK ka çelur një hetim penal sa i përket pasurisë së Berishës dhe personave të lidhur me të”, tha gazetarja Lala.

Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës në aeroportin e “Rinasit”, teksa ishte duke pritur bashkëshorten e tij të kthehej nga Gjermania.

Zjarr Tv Ad