Zbllokohen dy alpinistët kosovarë, largohen nga Antarktida

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy kosovarët që kishin mbetur të bllokuar në majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antraktikut, Arianit dhe Mrika Nikçi, sot kanë arritur të dalin jashtë Kampit Bazë.Ata kishin mbetur të bllokuar nëntë ditë në një tendë në temperaturat deri në -40 gradë celcius në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem, raporton Express. Lajmin për këtë e ka dhënë Shoqata e Bjeshkatarëve “Gjeravica”. Sipas njoftimit të kësaj shoqate, grupi i gjithë aplinistëve pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, i’a kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile.

 

Zjarr Tv Ad