Zbulim shkencor: Helmi i bletës ‘i vret disa qeliza të kancerit të gjirit’

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkencëtarët australianë thonë se kanë zbuluar se helmi nga bletët i shkatërroi qelizat agresive të kancerit të gjirit në një mjedis laboratorik, njoftoi sot BBC.

Helmi – dhe një përbërje brenda tij e quajtur melitin – u përdorën kundër dy llojeve të kancerit të cilat janë të vështira për t’u trajtuar: Kancerit  Triple-negativ dhe atij HER2 të pasuruar.

Zbulimi është përshkruar si “emocionues”, por shkencëtarët paralajmërojnë se duhen eksperimente të mëtejshme.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm që prek gratë në të gjithë botën.

Ndërsa ka mijëra përbërës kimikë që mund të luftojnë qelizat kancerogjene në një mjedis laboratorik, shkencëtarët thonë se ka pak që mund të prodhohen si trajtim për njerëzit.

Helmi i bletës është zbuluar qw më parë të ketë veti anti-kancer për lloje të tjera të kancerit të tilla si melanoma.

Studimi nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore Harry Perkins në Australinë Perëndimore u botua në Nature Precision Oncology, një revistë e vlerësuar nga kolegët.

Çfarë zbuluan studiuesit?

Ata provuan helmin nga mbi 300 bletë dhe mjaltë.

Ekstraktet e bletës u gjetën të jenë “jashtëzakonisht të fuqishme”, tha Ciara Duffy, Prof. Dr, studiuese prej 25-vjetësh, që drejtoi studimin.

Një përqendrim i helmit u zbulua se shkatërron qelizat kancerogjene brenda një ore, me dëmtime minimale në qelizat e tjera. Por toksiciteti u rrit për nivelet e tjera të dozws.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se përbërja e melitinit ishte e efektshme në “mbylljen” ose përçarjen e rritjes së qelizave kancerogjene.

Ndërsa melitin ndodh natyrshëm në helmin e bletës, ai gjithashtu mund të prodhohet sintetikisht.

Tradicionalisht, kanceri i gjirit Triple-negativ, një nga llojet më agresive, është trajtuar me kirurgji, radioterapi dhe kimioterapi. Ai zë 10-15% të kancerit të gjirit.

A mund të përdoret në të ardhmen?

Të mërkurën, shkencëtari kryesor i Australisë Perëndimore e përshkroi kërkimin si “tepër emocionues”.

“Në mënyrë domethënëse, ky studim demonstron se si melittin ndërhyn në rrugët sinjalizuese brenda qelizave të kancerit të gjirit për të zvogëluar kopjimin e qelizave”, tha Prof Peter Klinken.

“Ai siguron një shembull tjetër të mrekullueshëm se ku përbërësit në natyrë mund të përdoren për të trajtuar sëmundjet njerëzore.”

Por studiuesit paralajmërojnë se duhet më shumë punë për të parë nëse helmi në të vërtetë mund të funksionojë në atë shkallë si një ilaç që lufton kancerin.

Studiues të tjerë të kancerit pajtohen. “Janë vetëm ditët e para”, tha Prof. Asc. Alex Swarbrick, nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore Garvan në Sidnei.

“Shumë përbërës mund të vrasin një qelizë të kancerit të gjirit në një pjatëz ose tek një mi. Por ka një rrugë të gjatë për të shkuar nga ato zbulime në diçka që mund të ndryshojë trajtimin klinik,” i tha ai BBC.

Zjarr Tv Ad