Zbulohet varri i Kleopatrës dhe Mark Antonit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendndodhja e varrit është vlerësuar të jetë në rajonin e Taposiris Magna, 30 kilometra larg Aleksandrisë. Lajmi u bë i ditur nga arkeologu egjiptian ZahiHawass në një deklaratë gjatë Konferencës së Palermos.

“Shpresoj ta gjej së shpejti varrin e Mark Antonit dhe Kleopatrës. Besoj se ata janë varrosur në varr të përbashkët,“-tha Hawass. “Ne jemi aq afër për të zbuluar vendndodhjen e saktë të varrit, jemi në rrugën e duhur. Ne e dime se ku duhet të gërmojmë saktësisht.”

Zbulimi i varrit mendohet se do hedhë dritë mbi dashurinë e madhe mes Antonit dhe Kleopatrës. Gjetja e eshtrave të tyre do jetë zbulimi i shekullit.

 

Zjarr Tv Ad