Zgjatet deri me 31 dhjetor vlefshmëria e pasaportave që skadojnë në 2020

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ër personat që u ka skaduar pasaporta, ose që u skadon gjatë këtij viti, qeveria ka vendosur me një vendim të Këshillit të Ministrave që pasaporta të jetë e vlefshme deri në 31 dhjetor të 2020-ës. Kjo është ndërmarrë së fundmi nga një akt normativ i miratuar nga qeveria.

 Qytetarët shqiptarë të cilëve u skadon pasaporta brenda vitit 2020, do të mund ta përdorin deri në fund të vitit. Këshilli i ministrave nëpërmjet një akti normativ ka zgjatur vlefshmërinë e pasaportave të shtetasve shqiptar, deri më 31 dhjetor.

Megjithatë, kjo shtyrje nuk vlen për udhëtimet jashtë vendit, por vlen për efekt dokumentacioni për institucionet brenda vendit.

Ndonëse më herët aplikimet për pasaporta dhe karta identiteti ishin pezulluar nga situata e krijuar nga COVID-19, tashmë gradualisht ka nisur procesi i pajisjes me dokumente biometrike.

Aktualisht të gjitha aplikimet për pajisje apo ripajisje me dokumente biometrike kryhen fillimisht online.

Qytetarët e interesuar ndjekin paraprakisht procedurën e aplikimit online dhe në vijim informohen lidhur me datën dhe orarin e paraqitjes në zyrat e ALEAT për të përfunduar procedurën e aplikimit.

Fillimisht aplikimi bëhet duke zgjedhur opsionin: Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës.

Pas shqyrtimit të aplikimit, qytetarët do të njoftohen me mesazh apo email për miratimin ose jo të procedurës së kërkuar ligjore nga Policia.

Procedurë më e thjeshtë bëhet në rastin e kërkesave për pajisje me kartë identiteti.

Kështu në rastin e aplikimit  për kartë identiteti, qytetarët duhet të rezervojnë takimin për tu paraqitur në zyrën përkatëse të ALEAT.

Zjarr Tv Ad