Zgjedhjet lokale, Rama: Pengu që opozita do të marrë për ta futur Shqipërinë në një rrugë pa krye

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nga Patosi ku prezantoi kandidaten e Bashkisë, për zgjedhjet lokale, që sipas tij do të mbahen në 30 qershor u shpreh se zgjdhjet lokale të 30 qershorit janë pengu që opozita do të marri për t’a futur Shqipërinë në një rrugë pa krye.

Edi Rama: Ne jemi kundërshtarët e tyre të padurueshëm se jemi e vetmja forcë që në sekondën e parë ka luftuar për ta çuar para reformën në drejtësi, pa bërë llogarira se kë do të kapi drejtësia. Se sa e lartë apo e ultët duhet të jetë dera e burgut për të gjithë ata që meritojnë të shkojnë në burg. Ne nuk duam drejtësi si ajo që kishim, por një drejtësi që kushdo duhet të përgjigjet pavarësisht sa i gjatë është dhe nuk duhet të fshihet pavarëisht sa i shkurtër është. Zgjedhjet janë pengu që ata duan të marrin për ta futur Shqipërinë në një rrugë pa krye.

 

Zjarr Tv Ad