Zgjedhjet në PD/ Artan Hoxha bën parashikimin për kryetarin e ri: Në gjykimin tim besoj se shumica relative do të votojë për…

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prononcimin që pati ditën e sotme, për studion e Fax News, analisti Artan Hoxha, përveç komentit për situatën ku flitet për shkarkimin e Presidentit Meta, foli gjithashtu edhe për Zgjedhjet që do të mbahen në datën 13 Qershor, në partinë Demokratike.

I pyetur në lidhje me parashikimin e një fituesi të Zgjedhjeve, Artan Hoxha tha se në gjykimin e tij, shumica relative e anëtarësisë, do të votonin për Lulzim Bashën.

Në gjykimin tim besoj se shumica relative do të jetë me zotin Basha, nëse e duan pushtetin të paktën të mos humbasin pozicionin aktual. Thënë kjo, unë uroj që demokratët të vlerësojnë përpos kandidatëve, edhe idetë e tyre për të ardhmen, propozimet, performancat e arritura. A do të kemi një PD që do të vërë në lëvizje të gjithë strukturat e saj? Apo do të kemi një PD në marrëdhënie të rastësishme me anëtarët e partisë?

 

Zjarr Tv Ad