Zhduket 4-vjeçari shqiptar në Zvicër

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një djalë 4-vjeçar shqiptar është zhdukur në Zvicër.

Fëmija, i quajtur Zenel, u zhduk pa lënë gjurmë në një shesh lojrash në Möriken-Wildegg AG pasditen e së enjtes.

Policia zvicerane ka nisur kërkimet për gjetjen e tij, por deri tani kanë qenë pa sukses.

Djali ishte së bashku me nënën e tij, Burbuqe M., në sheshin e lojërave pranë Lenzburgerstrasse.

Ai u zhduk rreth orës 16:30 pa lënë asnjë gjurmë.

Nëna e tij ka përshkruar për Blick momentin kur zbuloi se djali nuk ishte: “Zeneli po luante në sheshin e lojërave me fëmijët e tjera. Ai po ngiste biçikletën përgjatë blloqeve. Pas 5 rreth xhirosh papritmas nuk u shfaq më. Shkova menjëherë në kërkim të tij dhe gjeta vetëm biçikletën. Nuk kishte asnjë gjurmë për të. Kërkova kudo por nuk munda ta gjeja.”

Familja shqiptare e Asman deri tre vite më parë jetonte në pronën në Wildegg, para se të zhvendoseshin në Niederlenz AG.

Megjithatë nëna u kthye përsëri me fëmijën për të luajtur në vendin e vjetër të banimit. Dhe zona ndodhet pranë përroit Aabachs. “Rryma ka shumë ujë dhe kemi frikë se Zeneli ra në lumë,”-tha zëdhënësi i policisë Bernhard Graser.

Policia dhe zjarrfikësit kërkuan djalin mbrëmjen e së enjtes deri në mesnatë.

Në kërkim u përfshi një qen dhe helikopter me kamera termike që patrullonte nga lart. Pavarësisht kërkimeve intensive, djali nuk u gjet.

“Kërkimi për Zenel do të vazhdojë,”-shtoi Graser të premten.

Policia kërkon ndihmë nga njerëzit që mund të japin informacion rreth vendndodhjes së djalit.

Prindërit dëshpërimisht po kërkojnë për 4-vjeçarin dhe bënë thirrje: “Kushdo që e ka parë Zenelin, ju lutem kontaktoni policinë, jemi të shkatërruar.”

 

Zjarr Tv Ad