Zjarr i madh në Korçë, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme toke

0
13

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët në afërsi të rrugës nacionale Korçë- Ersekë. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Antenat” dhe dyshohet të jetë vënë qëllimisht nga vetë banorët e zonës.

Flakët mësohet se po përhapen me shpejtësi kjo edhe falë erës, ndërsa një shtëpi aty pranë u rrezikua të digjej. Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve, të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve dhe vendosjen e vatrës nën kontroll.